Berisha, një gol larg rekordit të madh

13 Dhjetor 2016 - 10:59      

Besart Berisha në fundjavë do të motivohet nga dëshira për të thyer rekordin e Archie Thompsonit për më së shumti gola të realizuar në kampionatin e Australisë në futboll, A-League.

Kështu ka thënë vetë Thomspon, që mban rekordin me 90 gola, shkruan sot “Koha Ditore”. Berisha i ka 89 gola, ndërsa rekordin mund ta thyejë të shtunën në derbin e Melbournet, në të cilin skuadra e tij Melbourne Victory përballet me Melbourne Cityn.

Sulmuesi kosovar i është afruar rekordit falë tre golave që shënoi në fundjavë në fitoren 3:0 të Victoryt ndaj Western Sydney.

Vetë Thompson ka përkrahur Berishën në tentim për t'ia thyer rekordin. Ka thënë se ai do të jetë i uritur për t'i shënuar dy gola në ndeshjen e ardhshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...