Foto: Koha

UEFA në Prishtinë për t'u bindur se po punohet sipas planit të saj

13 Dhjetor 2016 - 10:33      

Gati tre muaj pas ndërhyrjes në planin për rinovimin e stadiumit të Prishtinës, UEFA ka dërguar komisarin për stadiume, Nicolaus Marshall, për të parë punimet nga afër.

UEFA në muajin shtator, gjatë takimit me një delegacion të përbërë nga zyrtarë të MKRS-së, FFK-së dhe firmës projektuese të projektit për rinovimin e stadiumit, kishte sugjeruar palën kosovare edhe për disa punë shtesë në projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

UEFA kishte sugjeruar përfshirjen e ngrohjes nën tapetin e barit, kamerat e sigurisë, zërimin, lidhjen për transmetuesit televizivë, rrethojat e jashtme të stadiumit dhe hapjen e shtatë hyrje-daljeve të reja.

Pikërisht të hyrje-daljet e reja është fokusuar Marshall të hënën gjatë vizitës që i kishte bërë stadiumit të Prishtinës.

Zyrtarët e FFK-së kanë bërë të ditur se Marshall ka ardhur për të monitoruar nga afër gjendjen e stadiumit të Prishtinës dhe të shohë nëse sugjerimet e UEFA-s po zbatohen. Ai të martën (sot) do të largohet nga Kosova për të dhënë raportin e tij në UEFA në lidhje me punën që po bëhet për rinovimin e stadiumit të Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...