13 Dhjetor 2016 - 09:58
KOK-u ka përcjellë në KON propozimet e bëra nga Federata Skitare e Kosovës (FSK) për dy bursa, por deri më tash nuk ka përgjigje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në KOK presin që dy emrat e propozuar, Albin Tahiri dhe Vanesa Gjurkaj të mbështeten nga KON-i. Vlera monetare e bursës, siç ka njoftuar KOKSH-i për garuesit e saj është 1.000 dollarë (941 euro).
“Zyrtarisht ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, por ne kemi aplikuar për dy skitarë dhe pritshmëritë janë reale që t'i përfitojmë dy bursa. Aplikimi është bërë me kohë dhe gjasat janë reale që t'i kemi dy bursa. Bursat ndahen nga Solidariteti Olimpik për arritje të normës olimpike. Përgjigja mund të na vijë nesër, pasnesër apo edhe ndonjë ditë tjetër. Këtë nuk e dimë dhe nuk e dimë nëse do të vendosin të mbështesin një apo dy garuesit”, ka thënë kryetari i KOK-ut, Besim Hasani.
Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, ka thënë se është në pritje të Komitetit Olimpik të Kosovës që t'i ftojë për të nënshkruar kontratat për bursat olimpike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...