13 Dhjetor 2016 - 09:35
Trepça të hënën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, para rreth 2.500 shikuesve, fitoi ndaj Feni Industri të Maqedonisë me shifrat 70:45. Feni deri në këtë ndeshje ishte lider i Grupit B me katër fitore e dy humbje.
Trepça kishte bilanc prej dy fitore e katër humbje, ndërsa me fitoren e tretë ka rritur ndjeshëm gjasat për të kaluar në fazën e dytë grupore, shkruan sot “Koha Ditore”. Katër prej gjashtë skuadrave nga grupi kalojnë tutje.
Ndonëse përballë kishte liderin dhe skuadrën që në kampionatin e Maqedonisë nuk di për humbje, Trepça startoi fuqishëm dhe nuk shikoi pas më. Çerekun e parë e fitoi me shifrat 19:10, ndërsa Fenit 10 pikë ia lejoi edhe në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 17:10.
Mbrojtje edhe më të mirë “xehetarët” luajtën në periudhën e tretë të cilën e fituan 14:7. Në çerekun e katërt rastin për të luajtur e fituan të gjithë basketbollistët e Trepçës, ndërsa shifrat ishin 20:18 në të mirë të vendësve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...