Foto: Koha

Prishtina e Peja kampione dhe me telashe

13 Dhjetor 2016 - 08:58      

Në të njëjtën ditë kur trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, para lojtarëve paralajmëroi mundësinë që të mos kthehet më në skuadër, me Sigal Prishtinën u nda fundori britanik Andrew Lawrence. Kjo ndodhi të dielën.

Ngjarjet e së dielës dëshmojnë për zhvillimet dhe telashet e shumta që dy skuadrat më të mëdha të basketbollit në vend i kanë pasur vazhdimisht gjatë këtij edicioni, shkruan sot “Koha Ditore”. Si te Prishtina, ashtu edhe te Peja ka pasur plot zhvillime në muajt e fundit, por pak prej tyre pozitive.

Gjërat nisën keq qysh në verë, kur Prishtina e Peja morën dënime në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) të FIBA-s për shkak se nuk i kishin kryer obligimet ndaj lojtarëve e trajnerëve në të kaluarën.

Prishtina humbi raste me një ish-trajner e një ish-lojtar, ndërsa Peja me një ish-lojtar. Kjo bëri që dy skuadrat të mos mund të regjistrojnë me kohë lojtarët e huaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...