Përplasje e fortë e Stavilecit me Krasniqin në “Sportin Total” të KTV-së[video]

12 Dhjetor 2016 - 21:34      

Mbrëmë në “Sporti Total” të KTV-së ka pasur një përplasje të fortë ndërmjet presidentit të klubit të KB Prishtinës, Blerand Stavileci dhe trajnerit të basketbollit Blerim Krasniqi.

Krasniqi ka drejtuar kritika në drejtim të Stavilecit se klubi më i madh i pasluftës në Kosovë, Prishtina në fakt nuk është duke bërë aq sa duhet për të nxjerrë basketbollistë të rinj.

Ai gjithashtu ka kritikuar basketbollin vendas se nuk po u jep hapësirë të nevojshme talentëve të rinj, basketbollistëve dhe trajnerëve vendorë.

Nga ana tjetër Stavileci ka sfiduar Krasniqin duke e pyetur se cilat janë sukseset e trajnerëve kosovarë.

Stavileci, që njëherësh është edhe ministër për Zhvillim Ekonomik, ka folur edhe për mangësinë në infrastrukturën që shkon në disfavor të zhvillimit të sportit, në veçanti të basketbollit.

“Trajnerët kosovarë marrin një minutë pushim dhe nuk dinë çfarë t’u thonë lojtarëve”, ka thënë ndër të tjera Stavileci.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...