12 Dhjetor 2016 - 20:57
Ai në një intervistë për L'Equipe ka thënë se kjo është një nder i madh për të, dhe një ëndërr e bërë realitet, transmeton Koha.net.
“Një nder i madh të pranoj Topin e Artë për herë të katërt. Emocionet janë si në herën e parë, kjo është një ëndërr e bërë realitet. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të fitojë katër herë Topin e Artë, prandaj jam shumë i kënaqur dhe i lumtur. Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi, kombëtaren time, Real Madridin, dhe të gjithë njerëzit dhe lojtarët që më ndihmuan ta fitoj këtë çmim individual. Siç mund ta imagjinoni ndihem shumë krenar dhe i lumtur që pranoj këtë top të bukur e të mrekullueshëm”, është shprehur Ronaldo.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...