Henry: Mustafi një humbje e madhe për Arsenalin

12 Dhjetor 2016 - 18:18      

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry në një intervistë për Sky Sports ka thënë se ish-ekipi i tij do ta ndiej mungesën e Shkodran Mustafit.

Sipas tij mbrojtësi shqiptar i ka sjell stabilitet mbrojtjes së “Topçinjve”, dhe në mungesë të tij Arsenali nuk do ta ketë aspak lehtë në këtë periudhë festive, transmeton Koha.net.

Francezi ka theksuar se Arsenali duhet të besojë se mund ta fitojë titullin e Premier Ligës.

“Arsenali duhet të besojë se mund ta fitojë titullin. Duhet ta kenë këtë vetëbesim që ndonjëherë njerëzit e marrin si arrogancë. Duhet të arrijnë në stadium duke e ditur se do ta fitojnë çdo ndeshje”, shprehet ai.

Henry më tutje shton se, “Mustafi ka sjell stabilitet. Koscielny po kërkonte një partner, dhe të gjithë e dimë se sa është e rëndësishme të luash me atë që mësohesh. Tani është e rëndësishme që të mbash liderët në fushë. Mund të shikoni disa nga ndeshjet e ardhshme dhe të mendosh se ato janë të lehta, por më besoni, nuk është aspak e lehtë të luani gjithë ato ndeshje në këtë periudhë festive, veçanërisht pa Mustafin”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...