12 Dhjetor 2016 - 14:55
Si çdo vit, edhe këtë herë do të nderojë me çmime sportistët, trajnerët, klubet dhe të tjerët që shënuan vitin 2016 me suksese në arenën ndërkombëtare dhe atë vendore. Do të nderojë edhe ata që kontribuuan ndër vite për sportin e Kosovës.
Ndër çmimet e veçanta është edhe ai për sportistin e vitit sipas votimit në internet. Grupi KOHA ka hapur një sondazh në portalin www.koha.net dhe aty do të mund të votoni për më të mirin e vitit 2016. Të nominuar janë: Adelajda Prenga (volejboll); Burneta Rama (hendboll); Dardan Berisha (basketboll); Fidan Gërbeshi (futboll); Herolind Nishevci (karate); Kastriot Jupa (hendboll); Majlinda Kelmendi (xhudo); Nora Gjakova (xhudo); Qëndresa Krasniqi (futboll) dhe Rita Zeqiri (not).
Sondazhi do të jetë i hapur deri më 19 dhjetor.
Tradita e shpalljes së më të mirëve në sport nga Grupi KOHA, ka nisur nga viti 1997.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...