La Ruta, gara e vështirë e çiklizmit nëpër lumenj, xhungël e ura të rrezikshme

12 Dhjetor 2016 - 11:25      

Vetëm vazhdo të lëvizësh. Madje qoftë edhe për pak centimetra para. Ky është çelësi.

Si ndryshe çiklistët që garojnë në garën “La Ruta de Los Conquistadores” - një garë malore me biçikleta, që jo më kot quhet më e vështira në botë - mund të arrijnë në vijën e finishit shëndosh e mirë? Si ndryshe do të mund të përshkonin një rrugë të vështirë me tatëpjeta të mëdha, me lagështi të madhe që të zë frymën, me gjurmë të baltosura në xhungël dhe lumenj që lëvizin dhe që mund herë pas here të kenë edhe krokodilë të uritur?

Por, gjëja e parë: Nëse ata nuk ecin para, si do të mund të kalojnë një urë mjaft të frikshme?

Shtegu në ditën e tretë dhe të fundit të “La Ruta”, ishte i rrafshët, dhe vija e finishit priste në një plazh me rërë në det rreth 32 kilometra poshtë rrugës, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Por, kishte ende mjaft vështirësi për të kaluar. Para se të arrijnë plazhin, garuesit duhet të kalojnë nëpër rrugë herkurudhore që kalon nëpër disa ura të larta, ku shihen lumenjtë e dendur nën to.

Për të kaluar qindra çiklistë këtë urë, ata duhet të mbajnë biçikletat, dhe të kalojnë një pas një.

Jo të gjithë mund të përballojnë stresin. Një çiklist që ishte në mesin e garuesve liderë, guxoi të shikonte poshtë dhe u ngri në vend, duke krijuar një tollovi prapa, ndërsa garuesit e tjerë vetëm dëshironin të vazhdohej para. Çiklisti, një kostarikas, u desh të shpëtohej, ka rrëfyer themeluesi i garës, Roman Urbina.

Por, derisa ai garues po largohej, pyetje nuk kishte se si garuesit do ta përfundonin. Pyetja ishte pse e kanë nisur garën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...