
12 Dhjetor 2016 - 10:22
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për kampionatet e ardhshme evropiane dhe për ciklet e ardhshme eliminatore ka paraqitur përfaqësuesen A, si dhe përfaqësueset U-20, U-18 e U-16 te meshkujt, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë te basketbollistet në gara evropiane edhe për një kohë do të vazhdojnë të garojnë vetëm përfaqësueset U-18 e U-16.
Pra, jo edhe përfaqësuesja A e basketbollisteve. Kjo ka bërë që basketbolliste në Kosovë të shprehin habinë me vendimin e FBK-së për të lënë jashtë garave lojtaret që për shkak të moshës nuk mund të luajnë më me U-18 e U-16.
“Gjithsesi ishte dashur që edhe përfaqësuesja A të luajë ndeshje ndërkombëtare. Nuk e dimë se ku qëndron problemi që nuk jemi përfshirë. Është treni i fundit për këtë përfaqësuese. Personalisht unë me 13 vite karrierë, të mos kem asnjë ndeshje zyrtare, kur e dimë që jemi pranuar me të gjitha të drejtat dhe kemi kualitet, është për habi”, ka thënë të dielën Valbona Bytyqi, basketbolliste e Penzës dhe prej më të mirave në vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...