12 Dhjetor 2016 - 09:50
Trepça të hënën (sot) nga ora 19:00 në palestrën e zjarrtë “Minatori” në Mitrovicë e pret skuadrën maqedonase Feni Industri, në kuadër të raundit të tetë të Ligës Ballkanike, shkruan sot “Koha Ditore”. Feni prin në grupin B me bilanc prej katër fitore e dy humbjeve.
Trepça është e parafundit (5) me bilanc prej dy fitore e katër humbje. Katër pozitat e para në grup sigurojnë kalimin tutje. Trepça i ka edhe tri ndeshje në janar, me Pejën në shtëpi dhe në udhëtim edhe me Sutjeskën në udhëtim. Por fitorja eventuale ndaj Feni Industri do të rriste gjasat për kalim tutje, ndërsa humbja eventuale do të zvogëlonte gjasat ndjeshëm.
Në ndeshjen e parë të luajtur më 26 tetor, Feni kishte fituar në shtëpi me rezultatin e lartë, 72:54. Feni Industri prin edhe në kampionatin e Maqedonisë, ku i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet.
Së fundi e mposhti Kumanovën me rezultatin 72:64. Ndërkohë Trepça të premten fitoi në udhëtim ndaj Rahovecit me rezultat të ngushtë, 79:73... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...