Todorov mund të largohet nga Peja

12 Dhjetor 2016 - 09:24      

Aleksandar Todorov mund të lërë postin e trajnerit të klubit të basketbollit Peja. Burime të gazetës brenda skuadrës pejane kanë njoftuar se maqedonasi 43-vjeçar të dielën pas ndeshjes me Kerasan Prishtinën ka mbajtur një fjalim në zhveshtore dhe ua ka bërë të ditur lojtarëve mundësinë që më të mos kthehet në klub.

“Todorov nuk e ka marrë gjysmën e pagës për muajin tetor, ndërsa drejtuesit e klubit kanë shkelur disa herë premtimin për shlyerje të borxhit. Kjo edhe është arsyeja që Todorov mund të largohet. Ai këtë ua ka bërë të ditur lojtarëve pas ndeshjes me Kerasanin, kur ka mbajtur një fjalim para lojtarëve në zhveshtore. Ka thënë se ky mund të jetë takimi i fundit me ta në cilësinë e trajnerit të Pejës”, ka thënë burimi i gazetës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një vendim përfundimtar për këtë pritet të merret të hënën (sot). Todorov të dielën pasdite ka udhëtuar për në Shkup, ndërsa do të kthehet të hënën (sot) nëse klubi i kryen obligimet ndaj tij. Nëse nuk kryen obligimet trajneri i njohur nuk do të vazhdojë më punën.

Peja të dielën pasdite në “Karagaç” fitoi ndaj Kerasan Prishtinës me shifrat 90:49, në kuadër të kampionatit të Kosovës në basketboll. Todorov ishte në palestër, por nuk mundi të drejtonte skuadrën pasi klubi nuk kishte paguar një gjobë në FBK... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...