Edhe Andrew Lawrence largohet nga KB Prishtina

11 Dhjetor 2016 - 18:31      

Edhe një basketbollist i huaj ka konfirmuar largimin nga gjiganti kosovar KB Prishtina.

Andreë Lawrence përmes një postimi në Instagram ka konfirmuar largimin nga Prishtina, transmeton Koha.net. Ai ka falënderuar klubin e Prishtinës për mundësinë e dhënë, ndërsa i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Koha ime në Kosovë ka përfunduar, dua të falënderoj Sigal Prishtinën që më dha mundësinë të luaj për ta në FIBA Eurocup, Balkan League, dhe ligën e Kosovës. Ishte një përvojë fantastike, dhe takova disa njerëz që do të jenë miq të mi gjatë gjithë jetës. I uroj ekipit çdo të mirë në të ardhmen, dhe shpresoj të kenë shumë suksese”, thotë Lawrence.

Ditë më parë nga Prishtina ishte larguar edhe Marcel Jones, kurse tani mbesin vetëm edhe dy lojtarë të huaj, Jabarie Hinds dhe M.J. Rhett.

Prishtina për të dytin edicion nuk ka kaluar fazën e parë në FIBA Europe Cup. Tani synon dy trofetë e basketbollit kosovar e po ashtu titullin e Ligës Ballkanike. Të tre trofetë i ka fituar në edicionin e kaluar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...