11 Dhjetor 2016 - 16:29
Mustafi dje pësoi një lëndim muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushës të paktën për tri javët e ardhshme, transmeton Koha.net. Ai thotë se dëshironte që të luante kundër ish-klubit të tij Everton, si dhe ndaj Manchester Cityt, por një gjë e tillë tani është e pamundur.
“Asnjëherë nuk është momenti i duhur për t’u lënduar, por në këtë kohë të sezonit është ekstremisht i rëndë. Po pritja me padurim të luaja kundër ish-klubit tim, Evertonit dhe përballjen ndaj Manchester Cityt. Do të bëj gjithçka që është e mundur që të rikthehem sa më shpejtë që është e mundur. Kam vetëm mendime pozitive sepse e di se do të kthehem edhe më i fortë se më parë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...