11 Dhjetor 2016 - 15:01
Ka qenë viti 2012 kur Shkodran Mustafi shkoi të shihte Moyesin dhe t’i thoshte se ishte koha të largohej prej Evertonit. Ai ishte inkuadruar vetëm njëherë në lojë si zëvendësues në Europa Leagua, transmeton Koha.net.
Ai më tej u largua drejt Italisë, duke iu bashkangjitur ekipit të Sampdorias si një lojtar jo me emër të madh, por arriti shpejt të bëhej lider në atë skuadër.

“Isha i sëmurë nga futbolli. Kisha edhe gjashtë muaj kontratë me Evertonin dhe ata dëshironin që ta vazhdonin atë, por unë mora vendimin që të largohesha”, rrëfen Mustafi, që vazhdon më tej rrëfimin: “Evertonit iu bashkëngjita si 17-vjeçar, djalë shumë i ri, dhe kam punuar pa shumë gjatë gjithë kohës. E kuptoj që nuk ishte e lehtë për David Moyesin të më merrte sepse ekipi ecte shumë mirë, por pas dy vjetësh e gjysmë unë mendova se njëmend kam nevojë të luaj”, thotë Mustafi.
Ai tregon se si shkoi në Itali dhe ku e mendonte të ardhmen.
“Mendova se më mirë të bëj disa hapa mbrapa e të luaj, në vend që të rri duke qëndruar vit pas viti pa ecur përpara. Kërkoja zgjidhje, edhe nëse do të shkoja në ligën e dytë të Itali për të luajtur. Ishte vendim i madh”, thotë Mustafi që ia mbështet të gjitha këto Moyesit.
“ U thash klubit dhe Moyesit për largimin. Ai mirëpriti vendimin tim dhe më tha ‘nëse nuk dëshiron të vazhdosh kontratën, nuk është problem. Je lojtar i ri dhe ne nuk dëshirojmë që të shkatërrojmë karrierën tënde. Nëse dëshiron të shkosh, shko, madje në janar nëse dëshiron”, tregoi Mustafi fjalët e Moyesit, për të cilat e vlerëson.
“Mund të luaja deri tash 200 ndeshjen në Premier League me Evertonin, por vendosa të largohem për të luajtur rregullisht”, shtoi Mustafi, që deri tash ka pasur 16 paraqitje të suksesshme për Arsenalin, pas transferimit nga Valencia për 35 milionë funte.
Ai është djali i një emigranti, punëtor i rrugëve, ka lindur dhe rritur në Bad Hersfeld. Ai tregoi se si udhëtonte 100 km larg shtëpisë së tij teksa ishte vetëm 14-vjeç kur ushtronte në akademinë e Hamburgut.
“Në atë moshë luftoja shumë për ekipin tim. Ishte vështirë, pasi nuk isha në shtëpi, nuk kisha pranë familjen dhe shoqërinë time”, tha Mustafi, që për babanë e tij tregoi se gjithçka kishte filluar nga zero, të cilit i falënderohet për gjithçka që ka sot.
Mustafi nga Hamburgu iu bashkua Evertonit, e prej aty drejt Sampdorisë për t’u katapultuar në La Liga që të luante për Valencian, që e udhëhiqte anglezi i madh, Gary Neville.
“E respektoj si lojtar, ishte fantastik. Si trajner mendoj se kishte idetë e mira, por në atë në Valencia ishte vështirë për të gjithë trajnerët. Bisedoja me të shumë, pasi ai kishte qenë një nga mbrojtësit më të mëdhenj. Mundohesha të mësoja diçka nga ai”, shtoi Mustafi.
Duke luajtur në disa klube, ai ka ndërruar edhe vendbanimet, duke mos përjashtuar as kolegët e tij.
“Është qesharake, si futbollistë ne lëvizim gjithandej. Unë me njerëz të njëjtë kam qenë në Angli, më pas në Itali dhe po të njëjtët në Spanjë. Ne lëvizim gjatë gjithë kohës”, tha futbollisti me prejardhje nga Gostivari.

Ai ka treguar edhe për jetën e vështirë të bashkatdhetarëve të tij në Shqipëri dhe migrimin e tyre.
“Kur shkoj në Shqipëri, mund të shohësh 6-vjeçarët që nuk shkojnë në shkolla dhe duan të punojnë. Nuk ka shkolla të mira. Më pas ata vinë këtu, që është shumë e vështirë. Duhet të kuptojmë dallimet, është e vështirë, por duhet”, tha Mustafi.
Stafi i Arsenalit flasin rreth Mustafit si person shumë i shoqërueshëm dhe me ndërgjegje, si mysliman i devotshëm që falë pesë vakte. Ai njëherë ishte vonuar në konferencë shtypi në Valencia, sepse ka pasur një shishe birre në tavolinë.
Ai në intervistën e parë, pas shkuarjes në Arsenal, e dha duke promovuar ndeshjen kundër Stoke City të dedikuar për humanizëm, bashkë me trajnerin Arsene Wenger dhe lojtarët tjerë dhanë pagën e një dite për The Arsenal Foundation.
“Babai im më ka përcjellë në stërvitje dhe ka qenë i fiksuar në sjelljen time. Unë flas me të dhe ai është i dhënë pas futbollit. Më rri gati që mos kem raporte të këqija me bashkëlojtarët”, ka thënë Mustafi.
Ai ndeshjen e fundit është lënduar dhe se është raportuar që do të mungojë për një kohë të gjatë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...