11 Dhjetor 2016 - 12:05
I tillë është tifozi britanik, Neal Heard, i cili me koleksionimin e fanellave më të mira të botës së futbollit, ka filluar para më shumë se dy dekadave, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë, Heard nuk koleksionon çfarëdo fanelle. Ai ka disa kritere për fanella, duke filluar nga ngjyrat, dizajni dhe futbollisti që i ka bartur ato.
“Ka 25 vjet që merrem me këtë punë. Gjithçka filloi në vitin 1990 kur udhëtova në Itali për të përcjellë Kampionatin Botëror dhe fillova të ndërroj fanellat me tifozët nga mbarë bota”, kujton Heard.
“Personalisht i dua shumë fanellat dhe kam dëshirë të kem sa më shumë fanella. Te fanellat me pëlqejnë ngjyrat, stili, dizajni, por edhe kujtimi që bartin në vete. Duke filluar nga lojtarët që i kanë bartur ato e deri te fabrika që i prodhon”.

Duke qenë së Heard është njëri prej tifozëve më kompetent për të vlerësuar fanellat, atij i është kërkuar nga FIFA dhe UEFA që të përzgjedhë fanellat më të hijshme të të gjitha kohërave në futboll. Heard pranon se nuk ka qenë e lehtë, pasi i është dashur një kohë e gjatë për të bërë seleksionimin e tyre.
“Mund të them se kjo ishte sfida më e vështirë për mua. Por, në fund mendoj se kam bërë përzgjedhjen e fanellave më të bukura në futboll”, shprehet Heart... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...