11 Dhjetor 2016 - 11:14
Rivalët e Bundesligës, Borussia Dortmund dhe Hoffenheim, mund të jenë duke garuar për titull të ligës në Gjermani, por të dy klubet po ashtu ndajnë një interesim të përbashkët në risi, sidomos në përdorimin e tyre të pajisjes relativisht të re stërvitore - “Footbonaut”.
Produkt i një disenjatori me seli në Berlin, Christian Guttler, “Footbonaut” gjuan topa te lojtarët nga tetë makina të ndryshme, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Me anë të tabletit përdoruesi cakton lehtësisht numrin e topave, shpejtësinë, efenë që dëshiron të ketë.

Duke qëndruar brenda një rrethi të ngushtë në mes të një kafazi 14 metërsh, lojtarët duhet të kontrollojnë topin dhe të pasojnë nëpërmjet njërës nga 72 portat, ku është e ndezur drita e gjelbër.
“Hoffenheim e ka instaluar ‘Footbonautin’ në vitin 2014 dhe luajmë këtu nga U-12 e deri te skuadra e parë - kështu që duhet të kemi shumë topa brenda aparateve”, ka thënë koordinatori sportiv i klubit për risi, Rafael Hoffner... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...