Tentimi për të kaluar Atlantikun me barkë me lopatë dore [foto]

11 Dhjetor 2016 - 10:30      

Duket dëgjuar muzikë të Johnny Cleggut në altoparlantin e vendosur në barkën e ndërtuar posaçërisht për ekspedita të tilla, jugafrikani Chris Bertish nisi tentimin për t'u bërë personi i parë që përshkon Oqeanin Atlantik me një lopatë dore duke i dhënë asaj nga pozita ngritur në këmbë.

Ai nisi këtë ekspeditë të martën në mëngjes, duke kaluar nga Agadir Marina në Marok, në bregun veriperëndimor të Afrikës, pak pas lindjes së diellit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

“Unë kam dëgjuar gjithë jetën fjalët se jam i çmendur dhe nuk dua të jetë ndryshe”, ka thënë Bertish në një intervistë nëpërmjet telefonit, pak para se të nisej në këtë udhëtim individual.

“Kam dëshmuar njerëzit gabim gjatë gjithë jetës sime. Por, gjithmonë kam dashur të shtyj kufijtë edhe më tej, pasi atje ndodh magjia”.

Bertish 42-vjeçar, një lundërtar dhe një surfues i valëve të mëdha, ka fituar garën e famshme të surfit Mavericks në Kaliforninë Veriore në vitin 2010.

Ai me barkën e tij me lopatë dore, synon të kalojë 7.400 kilometra në oqean të hapur pa ndihmë, ndërsa me lopatën e gjatë t'i jap barkës, duke qëndruar në këmbë. Ai pret të përfundojë këtë ekspeditë për katër muaj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...