Bashkimi numëron 15 vjet pa trofe

11 Dhjetor 2016 - 09:03      

Bledar Gjeçaj shënonte herë për dy e herë për tri pikë. Thjesht, ishte i pandalshëm. Ndeshjen e mbylli me 35 pikë të realizuara. Artan Kurti i shtoi 15 pikë, Valentin Spaçi 14, ndërsa Florim Lubovci 13.

Skuadra e tyre, Bashkimi, kishte përkrahje të madhe nga tribunat, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshjen e luajtur në pranverën e vitit 2001 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren e përcollën rreth 3.000 shikues.

Bashkimi, i udhëhequr në parket nga shkodrani Gjeçaj, fitoi 93:83 ndaj Pejës. Ishte fitore historike për kohën. Historike mbetet ende.

Me atë fitore Bashkimi fitoi Kupën e Kosovës për edicionin 2000/2001. Ai trofe vazhdon të mbetet i vetmi i skuadrës prizrenase në basketbollin kosovar. Bashkimi së bashku me Prishtinën, Pejën e Trepçën formon katërshen e madhe të basketbollit kosovar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...