Kuka: Evropa po krenohet me Majlindën, e Kosova s’ka liberalizim vizash

10 Dhjetor 2016 - 18:52      

Kosova po merr pjesë në Kongresin e Federatës Evropiane të Xhudos që është duke u mbajtur në Greqi, me ç’rast do të shpërblehen medalistët nga Evropa për prezantimin e suksesshëm të Evropës në Lojërat Olimpike në Rio.

Prezent në këtë ngjarje janë edhe kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, së bashku me Driton dhe Agron Kukën, transmeton Koha.net.

Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se Evropa po krenohet me arritjen e Majlindës, kurse Kosova ende s’ka liberalizim vizash.

“Evropianët medalistë nga Lojërat Olimpike në Rio sonte do marrin shpërblimet për prezantimin e suksesshëm të Evropës. Një nga medaljet e arta kontinentit tonë ia ka sjell Majlinda, e Kosova ende s’ka liberalizim vizash e Evropa po krenohet me të. Kemi vlera që edhe Evropa po krenohet”, ka shkruar Kuka.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...