
10 Dhjetor 2016 - 17:50
Skuadra e Arsene Wengerit shënoi fitore prej 3 me 1, por jo gjithçka ishte pozitive nga ky takim, raporton Koha.net. Kjo pasi u lëndua mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi që u zëvendësua në minutën e 25 nga Bellerin.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Adam që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 29.
Walcott barazoi shifrat në minutën e 42, kurs Ozil dhe Iwobi në pjesën e dytë i dhanë pikët e plota Arsenalit.
Topçinjtë tani janë lider me 34 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea që nesër luan kundër WBA-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...