Allegri: Përballjet me Torinon gjithmonë të vështira

10 Dhjetor 2016 - 17:09      

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se përballja e nesërme ndaj rivalit lokal Torino do të jetë shumë e vështirë.

Torino ka fituar vetëm dy ndeshje nga 20 përballjet e fundit në derbin lokal ndaj Juventusit, por në këtë sezon sipas Allegrit ata janë shumë të pasur në fazën ofanzive, pasi kanë sulmuesin më të mirë në ligë Andrea Belottin, që ka shënuar 10 gola, transmeton Koha.net.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi Torino është në mesin e ekipeve me më së shumti gola në Serie A, dhe kanë sulmues të shkëlqyeshëm si Iago Falque, Adem Ljajic dhe Andrea Belotti. Derbi është një ndeshje e veçantë, ky Torino është shumë më i vështirë për t’u mposhtur se ekipet e më parshme të saj”, ka thënë Allegri.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...