Prishtina ndahet me Jonesin

10 Dhjetor 2016 - 10:56      

Amerikani Marcel Jones kishte shkëlqyer edicionin e kaluar te Bashkimi i Prizrenit, por së fundi është larguar pa lënë gjurmë te Sigal Prishtina.

Drejtori i klubit prishtinas të basketbollit, Florian Miftari, ka njoftuar të premten për ndarjen me Jonesin që kishte fare pak hapësirë te skuadra e kaltër. Ai së fundi me Prishtinën ka luajtur të martën kur u aktivizua vetëm pesë minuta në fitoren e ngushtë ndaj Teodos. Lojtari i krahut në kampionatin e Kosovës është paraqitur në gjashtë ndeshje dhe kishte mesatare prej 12.2 pikëve për 14.5 minuta të kaluara mesatarisht në parket. Në Ligën Ballkanike në dy ndeshje luajti me mesatare prej 5 pikëve që i shënoi për 8.5 minuta të kaluara mesatarisht në parket. Ndërkohë në FIBA Europe Cup luajti katër ndeshje, raporton Koha Ditore.

Mesatarisht luajti nga 14,5 minuta ndërsa shënoi mesatarisht nga 4,8 pikë.

"Jonesin e kemi aktivizuar vetëm për FIBA Europe Cup dhe pasi jemi përshëndetur nga kjo garë jemi ndarë me lojtarin. Jemi duke shikuar për një qendër", ka thënë Miftari.

Te Prishtina kanë mbetur tre të huaj, nga gjashtë sa ishin deri vonë. Kanë mbetur Jabarie Hinds, Andrew Lawrence dhe M.J. Rhett. Prishtina për të dytin edicion nuk ka kaluar fazën e parë në FIBA Europe Cup. Tani synon dy trofetë e basketbollit kosovar e po ashtu titullin e Ligës Ballkanike. Të tre trofetë i ka fituar në edicionin e kaluar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...