Chapecoense ndryshon logon [foto]

9 Dhjetor 2016 - 11:51      

Chapecoense ka shtuar dy yje në logon e klubit si formë nderimi për pjesëtarët e klubit që humbën jetën në aksidentin ajror.

Aeroplani që po barte ekipin brazilian dhe një numër gazetarësh për ndeshjen e parë të finales Copa Sudamericana u rrëzua gjatë rrugës për në Medellin, duke humbur jetën 71 persona në bord.

Chapecoense u shpall fitues i garës pas kërkesës së ekipit Atletico Nacional, që të shpallte kampion ekipin që pësoi tragjedinë.

“Ylli lart logos simbolizon shpalljen kampion të Copa Sudamericana 2016”, thuhej në njoftimin e klubit, transmeton Koha.net.

“Ngjyra e bardhë e yllit simbolizon paqen e gjetur nga kampionët tanë të përjetshëm. Kjo ngjyrë simbolizon dritën që do të na shpie përpara”, thuhej më tej.

Ylli i dytë është vendosur në shkronjën F të logos. Ky yll simbolizon rrugën që kanë kaluar ata që ia dedikuan jetën Chapecoenses”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...