Mustafi ka një premtim për fansat e Arsenalit

9 Dhjetor 2016 - 11:40      

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka lavdëruar fansat e klubit dhe ka thënë se dëshiron të jap gjithçka në fushë, si shpërblim për përkrahjen e tyre.

24-vjeçari është i pamposhtur që prej transferimit të tij nga Valencia gjatë kësaj vere. Ai ka krijuar një partneritet solid me kapitenin e tanishëm Laurent Koscielny.

“Duhet të respektoni fansat”, ka thënë Mustafi për Goal.com. “Ata nuk fitojnë parat që fitojmë ne dhe paguajnë për të ardhur në stadium, ndonjëherë edhe në ndeshjet si mysafir, plus transportin”.

“Kjo tregon se sa shumë e duan klubin dhe ju duhet t’i respektoni për këtë gjë. Unë do të jap gjithçka në fushë për ta. Përderisa punoj në klubin që ata duan, unë do të jap gjithçka, prandaj jam i lumtur me veten dhe i bëj njerëzit e lumtur”. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...