Arsenali dëgjon ofertat për Ozilin

8 Dhjetor 2016 - 15:23      

Arsenali raportohet se do të jetë i gatshëm që të dëgjojë ofertat për mesfushorin Mesut Ozil, nëse palët dështojnë të arrijnë marrëveshje për zgjatje të kontratës.

Ozilit dhe Alexis Sanchezit i kanë mbetur vetëm 18 muaj kontratë dhe së fundmi kanë nisur bisedimet për kontratat e reja, por dy lojtarët raportohet se kanë kërkuar rritje të madhe pagash.

Sipas The Telegraph, Ozili është duke kërkuar 384 mijë funte në javë, gati tre herë sesa paga e tij aktuale – derisa klubi është gati të paguajë 200 mijë funte në javë.

Nëse dy palët dështojnë të arrijnë marrëveshje deri në fund të sezonit, atëherë Arsenali do të dëgjojë ofertat e majme për të.

Real Madridi, Chelsea dhe Bayern Munichu kanë shprehur interesim për gjermanin gjatë javëve të fundit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...