Xhaketa fatsjellëse e Driton Kukës

8 Dhjetor 2016 - 09:04      

Medalja e artë e fituar në Lojërat Olimpike "Rio 2016" nga xhudistja Majlinda Kelmendi ishte e para për shtetin e Kosovës në pjesëmarrjen e parë në këtë ngjarje sportive. Por kjo medalje njëherësh i dha fund edhe ritualit apo besëtytnisë shumëvjeçare të trajnerit të Majlindës, Driton Kuka.

Kuka gjatë tre vjetëve të fundit, sidomos në bllokun final të çdo gare, është paraqitur në këndin e trajnerit me një xhaketë ngjyrë të kaltër. Tash kjo xhaketë ka një vend të veçantë në gardërobën e Kukës, pasi gjithmonë i ka sjellë fat. Me triumfin në Rio, xhaketa e Kukës ka kryer misionin e vet, shkruan sot Koha Ditore.

Me ta veshur, Kuka ka udhëhequr Majlindën edhe drejt dy titujve të botës e dy të Evropës dhe shumë titujve në gara të tjera. Ka udhëhequr edhe Norën në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane "Baku 2015". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...