26 kandidatë për zgjedhjet në KOK, mes tyre edhe një ministër

8 Dhjetor 2016 - 08:54      

Besim Hasani ka fituar kundërkandidatin për postin e kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Hasani e Jeton Beqiri janë dy kandidatët e vetëm që kanë paraqitur kandidaturën për të parin e shtëpisë olimpike kosovare, shkruan sot Koha Ditore.

Por, garë dukshëm më e madhe është për pozitat e nënkryetarëve dhe anëtarëve të Bordit ekzekutiv të KOK-ut. Për katër pozitat e nënkryetarit, që do të zgjidhen me vota të delegatëve, të mërkurën kur edhe ka qenë afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave, janë paraqitur shtatë kandidatë, në mesin e tyre edhe ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Për gjashtë pozitat e anëtarit ekzekutiv të KOK-ut, janë paraqitur 19 kandidatë. Gazeta ka siguruar të gjithë emrat e kandidatëve për të gjitha pozitat. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...