Dortmundi me barazim ndaj Realit mbyll grupin në pozitën e parë

7 Dhjetor 2016 - 22:35      

Real Madridi ka barazuar 2 me 2 me Borussia Dortmundin në duelin e drejtpërdrejtë për pozitën e parë të Grupit F në Ligën e Kampionëve, duke lënë gjermanët ta prijnë grupin.

Karim Benzema shënoi dy golat për Real Madridin. Fillimisht në minutën e 28 e më pas në të 53-n. Në minutën e 61-të Pierre-Emerick Aubameyang ngushtoi rezultatin në 2 me 1 e më pas Marco Reus në minutën e 88-të barazoi gjithçka për të siguruar pozitën e parë për Dortmundin.

Me këtë fitore Dortmundi kalon në kuotën e 14 pikëve, dy më shumë se spanjollët që tutje në “Champions” vazhdojnë nga pozita e dytë. Legia ka mposhtur Sportingun në ndeshjen tjetër të grupit për të kaluar në Ligën e Evropës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...