Si Bashkimi e Prishtina, edhe Peja fiton në vazhdime

7 Dhjetor 2016 - 20:54      

Peja ka shënuar fitoren e tretë në Ligën Ballkanike pasi ka mposhtur Sutjeskën e Malit të Zi me rezultat 76:74 në kuadër të ndeshjes së katërt në Grupin B.

Takimi u mbyll vetëm pas vazhdimeve sepse koha e rregullt u mbyll me rezultat 64:64. Fitore të ngjashme si Peja shënuan dje edhe Bashkimi e Prishtina.

“Shqiponjat” nisën më keq takimin duke mbyllur pjesën e parë me 11 pikë epërsi, por kjo epërsi u shkri qysh në çerekun e tretë. Në periudhën e fundit, pejanët rritën avantazhin dhe e mbajtën atë deri pak sekonda para fundit, kur mysafirët shfrytëzuan një gabim të Mirza Ahmetbashiqit për të barazuar gjithçka. Fitoren në vazhdime Pejës ia siguroi Alban Veseli me trepikësh në sekondat e fundit.

Në Grupin B Peja tani ka 7 pikë me tri fitore e një humbje, ndërsa Sutjeska 10 pikë me katër fitore e dy humbje.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...