Unitedi dëshiron titullin në Ligën e Evropës

7 Dhjetor 2016 - 18:06      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, thotë se ekipi i tij dëshiron që të vazhdojë tutje dhe të fitojë titullin e Ligës së Evropës këtë sezon.

Një ditë para ndeshjes me Zorya Luhanskin, në të cilën Unitedit i duhet vetëm një pikë për të garantuar kualifikimin në 32 ekipet më të mira, Mourinho thotë se ekipi do të luftojë deri në fund për të triumfuar në këtë garë.

“Ndeshja e parë ishte e vështirë për ne, por edhe për Zoryan. Mendoj se nesër do të jetë njëjtë. Vështirë për të dy anët, por e dimë se jemi para një ndeshje vendimtare për ne. Nëse humbin mund të jemi jashtë, dhe nuk duam. Duam të fitojmë titullin”, ka thënë portugezi.

Liga e Evropës është gara e vetme e madhe në të cilën “Djajtë e Kuq” kurrë nuk kanë fituar.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...