Graniti ia kushton “A e din sa shume të dua” vëllait Taulantit [video]

7 Dhjetor 2016 - 16:08      

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka shprehur dashurinë e tij për vëllanë Taulantin, një ditë pas përballjes në Ligën e Kampionëve.

Arsenali fitoi 4 me 1 në Bazel duke vazhduar tutje në Champions si i pari e Baseli i Taulantit mbetet në shtëpi. Pas kësaj fitore Graniti ka postuar një video në Facebook, ku shihet duke e përqafuar vëllanë nën tingujt e këngës “A e din sa shumë të dua”.

“Nuk ka rëndësi nëse fiton ai apo unë, nëse humbet ai ose unë humbas, ne jemi dhe do te jemi gjithmonë bashkë. Të dua shumë vëllai im”, ka shkruar ai.

Këtë këngë Graniti duket se e ka shumë përziemë sepse edhe në fillim pasi kaloi te Arsenali kishte kënduar këtë këngë para të gjithë bashkëlojtarëve.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...