6 Dhjetor 2016 - 23:06
“Topçinjtë” ishin në pozitën e dytë të grupit, një xhiro para mbylljes, me pikë të barabarta me liderin e Grupit A, PSG-në, dhe i duhej një fitore ndaj Baselit dhe gabim i PSG-së ndaj Ludogoretsit për të kaluar tutje si i pari në grup.
Kjo edhe u arrit, pasi përpos fitores 4 me 1 të Arsenalit, PSG u ndal në shtëpi me barazim 2 me 2 me Ludogoretsin. Me këto rezultate Arsenali kaloi në kuotën e 14 pikëve, dy më shumë se PSG.
Pas ndeshjeve “Topçinjtë” në Facebook kanë falënderuar Ludogoretsin për ndihmën e dhënë.
“18 gola, 14 pikë, asnjë humbje... Oh dhe faleminderit për ndihmën e dhënë, Ludogorets”, thuhet në postimin e Arsenalit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...