Arsenali kalon tutje si i pari, pas gabimit të PSG-së

6 Dhjetor 2016 - 22:34      

Arsenali ka fituar bindshëm 4 me 1 në xhiron e fundit të Grupit A në Ligën e Kampionëve ndaj Baselit.

Granit Xhaka me Arsenalin fitoi ndaj vëllait Taulantit falë tre golave të Lucas Perezit dhe një të Alex Iwobit. Golin e nderit për zviceranët e shënoi Seydou Doumbia.

Fitorja bindëse e Arsenalit e çon tutje në Champions nga pozita e parë e grupit, falë gabimit të PSG-së në përballje me Ludogoretsin. Francezët barazuan 2 me 2 në shtëpi duke lëshuar pozitën e parë në xhiron e fundit.

Arsenali mbyll grupin me 14 pikë në tabelë, dy më shumë se PSG, që shkon tutje si e dyta. Ludogoretsi ecën në Ligën e Evropës me tri pikë e Baseli i Taulant Xhakës kthehet në shtëpi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...