6 Dhjetor 2016 - 17:11
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka njoftuar të ketë analizuar ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së Kosovës, derisa ka falënderuar shtabin teknik për këto ndeshje kualifikuese, duke njoftuar se ka përkrahjen e plotë të Federatës.
“Po ashtu KE analizoi edhe ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për kampionatin botëror Rusia 2018, duke falënderuar Shtabin teknik për angazhim si dhe duke përgëzuar futbollistët për përkushtim për të përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“KE i jep mbështetje të plotë Shtabit teknik dhe futbollistëve për vazhdimin dhe forcimin e punës në ekipin përfaqësueses. Në këtë drejtim u analizua edhe puna e të gjitha ekipeve përfaqësuese duke i inkurajuar Shtabet teknike për të vazhduar me një punë të mirëfilltë dhe profesionale në ndërtimin e ekipeve përfaqësuese”, thuhet më tej.
Në mbledhjen e KE të FFK-së, u mor vendim që garat në stinorin pranveror të fillojnë më 25 shkurt të vitit 2017 ndërsa edicioni i ardhshëm i garave të fillojë më 19 gusht 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...