“Mundo Deportivo”: Ronaldo është fitues i “Topit të Artë”

6 Dhjetor 2016 - 16:19      

Cristiano Ronaldo do të fitojë çmimin “Topi i Artë” sivjet, sipas raportimeve në Spanjë.

Gazeta me bazë në Barcelonë “Mundo Deportivo” thotë se ylli i Real Madridit do të fitojë këtë titull për herë të katërt.

Ronaldo pritet që të fitojë këtë çmim pas suksesit me klub dhe kombëtare në 12 muajt e fundit.

Sipas gazetës së njohur, Ronaldo tashmë është zgjedhur fitues para Lionel Messit dhe Luis Suarezit të Barcelonës.

Raportohet se “France Football” – gazeta që shpiku çmimin – ka udhëtuar drejt Madridit të enjten për të realizuar një intervistë me portugezin.

Ronaldo fitoi me Real Madridin Ligën e Kampionëve, ndërsa udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit shokues në Evropianin 2016.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...