6 Dhjetor 2016 - 15:46
Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez kërkojnë që të marrin paga të njëjta me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, para se të pranojnë të vazhdojnë kontratën me ‘Topçinjtë’.
Palët janë në bisedime për vazhdimin e kontratave të cilat skadojnë në verën e ardhshme.
Ozil me kontratën e vjetër paguhet 140 mijë funte në javë ndërsa Sanchez merr 130 mijë, por sipas Evening Standard, dyshja e Arsenalit po këmbëngul që pagat e tyre të rriten dhe të arrijnë nivelin e Pogbas, i cili përfiton 290 mijë funte në javë.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, Arsenali nuk është në gjendje t’i paguajë rrogat e kërkuara nga lojtarët, por u ofron atyre nga 200 mijë funte në javë, që do të kalonin edhe pagën e Arsene Wenger i cili merr 160 mijë, transmeton KP.
Wenger ka konfirmuar ditë më parë se është në bisedime me Ozil dhe Sanchez për të vazhduar kontratat e tyre.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...