Foto: Koha / ilustrim

FFK thotë se nuk kishte ftesë për Ligën Rajonale Futbollistike për të rinj

6 Dhjetor 2016 - 15:30      

Sekretari i FFK-së Eroll Salihu ka thënë për Koha.net se nuk kanë marrë ftesë nga Federata e Kroacisë për pjesëmarrje në Ligën Rajonale të futbollit për të rinj në kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk beson se kjo do të funksionojë, duke pasur parasysh "orarin e ngjeshur të kombëtareve të grupmoshave, por edhe faktin se ende nuk janë shuar në shkallë të nevojshme armiqësitë midis shteteve të dala nga një luftë shumë e përgjakshme".

Liga rajonale e të rinjve, pa Kosovën

"Sidomos ndeshjet ndërmjet përfaqësuesve të Serbisë, Bosnjës e Kroacisë, e aq më shumë po të ishte edhe Kosova tash për tash do të jenë me rreziqe", ka thënë Salihu për Koha.net.

Liga Rajonale për të rinj së shpejti pritet të formohet ndërmjet shtatë federatave të futbollit të ish-shteteve të Jugosllavisë, me përjashtim të Kosovës, si dhe të Hungarisë, që nuk ishte pjesë e saj.

I pyetur nëse FFK-ja do të pranonte që të luante nëse do të ftohej, Salihu ka thënë se për këtë nuk mund të përgjigjet tani.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...