Graniti i emocionuar që do të përballet përsëri me Taulantin

6 Dhjetor 2016 - 13:43      

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka përmes një postimi në Facebook ka thënë se është shumë i emocionuar që do të luajë për herë të tretë këtë vit kundër vëllait të tij, Taulantit, si dhe ish-ekipit të tij Baselit.

Ai thotë se ky është takimi më emocional për të, pasi rikthehet në stadiumin ku gjithçka kishte filluar për të, transmeton Koha.net.

“Hej Basel, sërish kundër juve luaj. Ndeshja më emocionale për mua është sonte. Të luaj kundër ekipit ku kam lindur si lojtar, në stadiumin ku gjithçka ka filluar dhe e treta herë këtë vit që po luaj kundër vëllait tim më jep një ndjenjë të veçantë”, ka shkruar Graniti.

Baseli e pret sot Arsenalin nga ora 20:45.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...