6 Dhjetor 2016 - 09:03
Gazeta "El Mundo" raporton se të dy ishin vënë në dijeni se struktura e tyre tatimore është e rrezikshme dhe dokumente të shumta që janë publikuar zbulojnë se autoritetet tatimore spanjolle kanë shikuar punën e pagesave të taksave të Ronaldos në dymbëdhjetë muajt e fundit, përcjell Koha Ditore.
Dokumentet vërtetojnë se Ronaldo ka vendosur të dërgojë të hyrat në Ishujt Virgjine, që është parajsë për taksat dhe nëpërmjet llogarive në këtë vend ka dërguar së paku 150 milionë euro nga të hyrat e imazhit, që kur iu bashkua Realit nga Manchester Unitedi në vitin 2009, ndërsa Mourino ka bartur të hyrat në gjashtë shtete të ndryshme gjatë periudhës sa ishte trajner i Realit nga viti 2010 deri në vitin 2013.
Të dy portugezët janë të përfaqësuar nga kompania “Gestifute” e agjentit portugez Jorge Mendes, i cili ka mohuar se është bërë ndonjë shkelje dhe insiston se të gjithë klientët e tij u janë përmbajtur rregullave tatimore... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...