6 Dhjetor 2016 - 10:00
Mediumet serbe kanë bërë të ditur, të hënën, se tifozët e Zvezdës gjatë tërë ndeshjes kanë kënduar "Federatë e futbollit, ti je turpi i Serbisë!", shkruan Koha Ditore.
Arsye për këtë është dënimi që Federata serbe ditë më parë ia kishte shqiptuar Zvezdës, për shkak të transparentit që tifozët e saj e kishin shpalosur kundër UEFA-s dhe Kosovës. Në transparentin që u zbulua në ndeshjen ndaj Spartakut ditë më parë, shkruante "UEFA përkrah terrorizmin", duke aluduar në përkrahjen që UEFA i ka dhënë Kosovës.
Tifozët në Beograd: “UEFA është mafi e Kosova është Serbi!” [video]
Për këtë transparent, Cërvena Zvezda është gjobitur me 1600 euro.
Kjo është hera e parë që Federata serbe gjobit një ekip për shkak të transparenteve që shpalosin tifozët kundër UEFA-s dhe që kanë lidhje me Kosovën... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...