Peja niset për në Bosnjë, por s'e di nëse do të lejohet të hyjë

6 Dhjetor 2016 - 08:38      

Klubi i volejbollit Peja të hënën mbrëma ka marrë rrugë me autobus drejt Bosnjë-Hercegovinës. Por drejtuesit e ekipit kampion të Kosovës nuk e dinë nëse do të lejohen të hyjnë në territorin e Bosnjës, shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Peja të mërkurën (19:00) duhet të zhvillojë ndeshjen e parë kundër skuadrës Mladost Brçko, në kuadër të "CEV Cup", shkruan Koha Ditore. Ndeshja do të zhvillohet në Brçko, distrikt i veçantë dhe autonom brenda këtij shteti.

Sekretari i klubit Peja, Visar Alimehaj, ka thënë se klubi nga Bosnja i ka njoftuar se nuk do t'iu lejohet hyrja me autobus me targa të Kosovës. Por ai shton se zgjidhje tjetër nuk ka.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...