Foto: Koha

Me ndeshje të shpeshta klubet i kanë humbur shikuesit

6 Dhjetor 2016 - 08:25      

Basketbollistët e Kumanovës kishin parasysh dy gjëra të rëndësishme para ndeshjes me Sigal Prishtinën gjatë javës së shkuar: se i pret një ekip i fortë vendës dhe se palestra do të jetë plot, e përcjellë me atmosferë të zjarrtë.

Por njëra prej pritjeve nuk i doli Kumanovës, e cila në Prishtinë pësoi humbjen e parë në Ligën Ballkanike në këtë edicion pas pesë fitoreve rresht, shkruan Koha Ditore. Mysafirët u befasuan me numrin e vogël të tifozëve në tribuna, ishin vetëm rreth 300 sish.

"Ajo që më ra në sy dhe më befasoi për të keq, ishte numri i vogël i tifozëve. Nuk e di arsyen, por kjo u vërejt gjatë ndeshjes për shkak se nuk kishte atmosferë të zjarrtë sikurse në të shkuarën", është shprehur basketbollisti i Kumanovës, Miladin Pekoviq..... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...