5 Dhjetor 2016 - 22:15
Baseli të martën pret Arsenalin në xhiron e gjashtë të Grupit A, në përballjen mes dy vëllezërve Xhaka, Taulantit te Baseli e Graniti te Arsenali.
Para takimit Xhaka ka thënë se ndjehet shumë mirë në Bazel dhe ka kujtuar kohën sa luante në kampionin zviceran.
“Ndjehem shumë, shumë mirë këtu. Kam lindur dhe jam rritur në Bazel. Kam luajtur për ekipin e të rinjve, dhe kam pasur dy vjet e gjysmë këtu duke fituar kampionatin”, ka thënë Xhaka. “Ajo që më kujtohet është ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit në sezonin 2011/12. Ishte ndeshje e mahnitshme për fansat, klubin dhe për qytetin pasi dërguam Unitedin në shtëpi”.
Xhaka në fund ka theksuar se shpreson që të kthehet në Angli me rezultat pozitiv.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...