Tifozët në Beograd: “UEFA është mafi e Kosova është Serbi!” [video]

5 Dhjetor 2016 - 13:35      

Ndeshjet midis dy skuadrave të Beogradit – Vozhdovcit dhe të Zvezdës zakonisht ndiqen nga një numër i vogël tifozësh, kjo e fundit u ndoq nga 1400 sish.

Mediet serbe raportojnë se ndër ta më të zhurmshëm ishin ata të Crvena Zvezdës. Këta kishin mesazh edhe për zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kohë më parë me kërkesë të UEFA-s, Zvezda u ndëshkua me 200 mijë dinarë (1 euro rreth 123 dinarë) për shkak të transparentit të shpalosur në ndeshjen në Suboticë: “UEFA mbështet terrorizmin”. Ky ka qenë preteksti që tifozët e këtij klubi të këndojnë: “ Federata e Futbollit, ti je turpi shtetit të Serbisë!”.

Pastaj i ftuan edhe tifozët e Vozhdovacit të këndojnë bashkë, dhe ata iu bashkuan në këngën: “UEFA është mafi e Kosova është Serbi!”, transmeton Koha.net.

Mediet serbe theksojnë se nuk është hera e parë që më interesante në ndeshjet e Superligës së Serbisë është tribuna sesa fusha ku rrokulliste topi.

Nuk dihet nëse do të ndëshkohet kjo sjellje e tifozëve serbë, të cilët nuk ngurrojnë ta “ngatërrojnë” Kosovën me sportin, si dikur në kohën e regjimit të Millosheviqit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...