Golat mund të shpejtojnë kthimin e Ajetit në Bundesligë

5 Dhjetor 2016 - 10:27      

Sulmuesi kosovar Albian Ajeti është i lumtur që shënoi dy gola për St. Gallenin. Por, më i lumtur është që St. Galleni me golat e tij e fitoi të dielën ndeshjen ndaj Sionit (2:1), të zhvilluar në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Sulmuesi 19-vjeçar të dielën mbrëma për gazetën Koha Ditore ka thënë se shpreson që në ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij viti të shënojë sa më shumë gola për St. Gallenin ku është i huazuar nga skuadra e Bundesligës së Gjermanisë, Augsburg.

"Jam shumë i lumtur në radhë të parë që ekipi fitoi ndeshjen. Ishte një fitore e rëndësishme. Dhe, sigurisht që jam i kënaqur që arrita të shënoja dy gola. Kjo tregon se vetëm kur kam minutazhë shumë në këmbë mund të arrij të tregoj vlerat e mia. Shënova dy gola që patën vlerën e tri pikëve", ka thënë Ajeti.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...