Federatat drejt sfidave të reja me kryetarë të vjetër

5 Dhjetor 2016 - 08:23      

Vetëm Federata e Shahut të Kosovës nuk e ka mbajtur ende Kuvendin Zgjedhor, të obligueshëm për këtë vit olimpik.

Kuvendin për të zgjedhur organet që do t'i drejtojnë në katër vjetët e ardhshëm e kanë mbajtur të gjitha 36 federatat tjera sportive, që janë të regjistruara në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK). Por vetëm tri prej tyre kanë pësuar ndryshime në postin më të rëndësishëm, atë të kryetarit, shkruan sot Koha Ditore.

Me kryetar të ri tashmë janë Federata e Karatesë, e Tenisit dhe e Shenjëtarisë. Në federatat e tjera ka pasur ndryshime në poste të nënkryetarëve dhe anëtarëve të Bordit, por kryetarët kanë mbetur, disa prej të cilave i mbajnë postet për dekada.

Me ndryshimet e pakta nëpër federata edhe struktura në Kuvendin zgjedhor të KOK-ut, i paraparë për 21 dhjetor, pritet të jetë thuajse e njëjtë me kuvendet e kaluara të Komitetit.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...