Mourinho nuk komenton penaltinë ndaj Unitedit [video]

4 Dhjetor 2016 - 19:55      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka refuzuar të komentojë për penaltinë që i siguroi Evertonit gol në barazimin 1 me 1 në Premier Ligë.

Zëvendësuesi Marouane Fellaini shkaktoi penalti pak minuta pasi hyri në ndeshje, në një situatë diskutabile brenda zonës së rreptësisë. Nga kjo penalti, Leighton Baines barazoi rezultatin në 1 me 1 që ishte përfundimtar.

“S’kam asnjë mendim për të. S’kam koment”, ka thënë Mourinho për BBC Sport për vendimin e Michael Oliverit. “Ishim më të mirë në fushë dhe është rezultat që nuk tregon performancën e të dy ekipeve”.

Unitedit ka humbur shtatë pikë nga golat e shënuar në dhjetë minutat e fundit në këtë sezon, më shumë se çdo ekip tjetër.

 


Manchester united vs Everton 1 - 1 -- Goals... by footballlivehdnow
Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...