Foto: Reuters

Konfirmohet se titulli Copa Sudamericana do t’i dhurohet Chapecoenses

4 Dhjetor 2016 - 09:14      

Presidenti i përkohshëm i klubit brazilian Chapecoense, Ivan Tozzo ka konfirmuar se titulli Copa Sudamericana dhe paratë e këtij titulli do t’i dhurohen klubit.

Chapecoense është tani kampion i Copa Sudamericana, transmeton Koha.net. Ky titull i dhurohet për shkak të tragjedisë që mori jetën e 19 futbollistëve të këtij klubi, ndërsa në total kanë vdekur 71 nga përplasja e aeroplanit në Kolumbi.

Tozzo ka thënë se zyrtarët e CONMEBOL kanë konfirmuar se titulli do t’i jepet klubit të tij.

“CONMEBOL ka konfirmuar se do ta kurorëzojnë Chapecoensen kampion të Copa Sudamericana. Me këtë rast klubi do të përfitojë çmimin prej 2 milionë dollarëve. Gjithçka është e konfirmuar. Nuk e di nëse do të ketë një ceremoni për ta pranuar kupën”, është shprehur Tozzo për TV Globo.

Ky vendim nga CONEMEBOL vjen pas kërkesës nga ana e klubit kolumbian Atletico Nacional, që titulli t’i dhurohet Chapecoenses, që ishte kundërshtari në finale.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...